Please enter at least 3 characters.

Rrezikonte të shtypej nga treni, burri guximtar kërcen në shina për ta shpëtuar të sëmurin (Foto)

2016/08/1-230.jpg

Një person mjaft i guximshëm ka vënë në rrezik jetën e tij, për të shpëtuar një 47-vjeçar, i cili kishte rënë në shinat e metrosë.

Ky i fundit, teksa po qëndronte në platformën e stacionit nuk është ndjerë mirë, dhe më pas ka përfunduar në shina.

Pasagjeri guximtar është hedhur me shpejtësi për t’i ardhur në ndihmë 47-vjeçarit dhe në pak minuta ka arritur ta shpëtojë atë dhe veten e tij, transmeton tvklan.

Fotot e këtij akti heroik janë shkrepur në orën 5 pasdite të ditës së djeshme në një stacion metroje në Londër. I sëmuri që u shpëtua, fillimisht i’u dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital.