Rrezikoi sigurinë në trafik - policia në Gjilan shqipton gjobë prej 300 euro ndaj një qytetari
22/04/2025
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan, përmes veprimeve hetimore operative, ka arritur të identifikojë dhe të shqiptojë një gjobë ndaj një kundërvajtësi që ka rrezikuar sigurinë në trafik.
Kundërvajtësi, më datë 18 prill 2025, ka shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka penguar qarkullimin e lirë të automjeteve për shkak të një ngarkese të pa siguruar në mjetin e tij.
Për këtë shkelje, Policia ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 300 euro, konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të vazhdojnë të bashkëpunojnë në raportimin e kundërvajtjeve në trafik. /Telegrafi/


