Please enter at least 3 characters.

Rreth librit me poezi të Jahja Llukës, “Eja në pranverë"

2020/06/jaha-e1592942954258.jpg

Nga: Flori Bruqi

Poeti Jahja Lluka është autor i librit me titull “Eja në pranverë”, që na sjell këto ditë pandemie vargjet e tij sublime për dashurinë, lotin dhe vet jetën.

Dashuria ime më jeAjër që thithin mushkëritë e miati më jee mira ime që më mban në jetëti më jedorë e bardhë e butëti më jeSe zemrës që m’i shton plagëti më jeDritë që ndriçon qiellinti më je

Lluka shkruan pa dorashka për dashurinë e tij të sinqertë, për vajzat me bardhësi dëbore të padjallëzuara. Ai flet dhe shkruan për fytyrën dhe frymën rinore të shkrirë dhe hëpërhë të ngrirë në dëborë.

E bardha ime jeSa herë m’i ngul sytë e shkruarshkrihemëmbël e mjaltë ka buza jotemë shkrinMoj e bardha ime me bardhësi bore

Nuk i dihet se si lind poeti. Familja mund të thotë diç më tepër për të. Megjithatë, ata nuk mund të na thonë gjithçka. Për traditën e tij të sotme “adoleshente”, në paraqitjen e tij me “Eja në pranverë”, ai për lexuesin na e sjell librin e tij të nëntë, të bukurën e zemrës së tij.

Thirrja jote pretTi e theve gurin e zemrës simeM’i vrave krejt armiqtë e apokalipsit të huajU qeshasa e madhe qenka dashuria e vërtet

Poezia e Llukës vjen si aromë lulesh, rinuar me poezi qytetare-dukagjnase, më shumë fjalë të reja si dhe një rebelim poetik, gjuhësor, tematik dhe artistik. Sikurse dihet, letërsisë, çlirimi dhe risitë kryesore Llukës i vijnë prej gjuhës së tij të pasur prej poeti dhe politikani, ku jetën e tij e ka për dy sy - mes puthjeve lotëve, borës mallit, dashurisë mirëqenies - në mes luftës dhe fatit.

Dimër i ngrohtëBora filloj kohëra më parëMë shoqerojë shtigjeve me tyUnë i lodhur e mall pata për dy sySy ka bota por pak si sytë e sajAta sy bojqielli e me mendje të lartë

Pa dashuri, poeti Lluka nuk mund ta shijojë dëborën, gjumin, gojën e saj që thotë çdo herë më afsh shpirtëror: “Vetëm të vërtetën e di të vërtetën”.

Mos fol për dashuriMos më fol për dashuriNuk kam nevojë për fjalë të ëmblaGjaku në ujë do shndërrohetSa herë po më gënjenPo dua dashurin tëndee dashuri nuk janë fjalët…

Poeti erdhi në këtë kohë më poezi përmes pandemisë, si çlirues i fjalës së bukur poetike. Brenda qartësisë, ai nuk braktisi kurrë fjalët poetike deri në jermi. Ai prodhoi një liri që po i frikëson brezat e vjetër dhe të rinj. Ai, brenda strukturës, gjithmonë mbetet i ashpër, i qartë më mallin dhe malet e Bjeshkëve të Nemuna.

Ajri, stinët, vjeshta e dimri janë dhe stinët e tij të poezisë.Peja imePeja imete ty nisa hapate thura lavde kreshnikesecili emër ka rininë e pikuar moteveunë e di ku jeta e ka amëne në tyvazhdon rrita jote e bukur...

Po edhe puthjet me lëpirjet e syve, lotëve nga qerpikët e saj, janë parandjenja pëshpëritëse në natën e tij të fundit.

Loti në qerpikun tëndMos flejë deri sa të puthiSe në mëngjes udhëtoj largA do kthehem nga kjo rrugëMos do vdesMos flej deri sa të puthi…

Të bukuren e këtij libri e shpalosim më këto vargje

“Kthehu në gjirin tim”.Kthehu se unë po vuajPërjetësisht kam më të dashurPërjetësisht kam me të pritëDëm është të jetojmë kështukemi mundur të jemi të lumtur…

Lluka sot e ka vendin e vet në poezi, publicistikë dhe politikë... Ai është poeti i rinuar i qytetit të Lumbardhit... Themi se qyteti i tij është, si polis universal.

Ta njoh shpirtin e lagurTa njoh fijen e flokut zemërFije-fije i kam prek me dorëTa njoh shpirtin e lagure nuk heshti kotTa di qeshjen e syve…

Kësisoj, në studion e tij dimërore në Pejë, poeti Lluka e gjen edhe shpirtin e babait të tij:

Pse je i mërzitur babaO princi imJam mërzit se nëna yteNuk më don mëMe duhet të iku larg- Po unë te dua babaE di këtë princPër këtë jam i gëzuar dhe i mërzitur…

Bërthama gjuhësore e tij, që është vetanake, filozofike, ciklike, mitike moderne, e gjithëkohëshme, i jep kësisoj poezive një pasuri kuptimplotë në krejt ligjërimin, duke e bërë të qëndrueshëm si vlerë poetike.

Poeti ndjen në shpirt ndjesinë për të rënët në luftë, dëshmorët, traditën e gërshetuar me risitë kristalizuese gjuhësore, në përmbajtje që na i përkujton trishtimet, dhembjen, heroizmin e të rënëve për liri në Kosovë:

Plaga jote MejëMe shumë se ditët e vitit u vranë të TiQë ne sot me pasë pak liriKur derdhet gjaku shqiptar pse je në atdheKur armiku nuk njeh aspak njerëziE kaplon lakmia e smira për zi

Pra, 376 shpirtra dhanë jetën... shqip… Kjo poezi e Jahja Llukës mbetet kurdoherë një dashuri e novelizuar poetike, por gjithashtu edhe një botë e pasur poetike.