Please enter at least 3 characters.

Rreshjet vështirësojnë komunikacionin në Maqedoni

2016/03/Komunikacion.jpg

Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se për shkak të rrokullisjes së gurëve është bllokuar mbikalimi Manastir - Resnjë dhe si alternativë shfrytëzohet rruga nëpërmjet Manastirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për të njejtën arsye vazhdon të mbetet e bllokuar rruga Koçan - Dellçevë, dhe si alternativë përdoret rruga Vinicë - Smojmirovë - Dellçevë.

MPB njofton se probleme në komunikacion raportohen edhe në rajonin e Koçanit, pastaj në rrugën Berovë - Vinicë. Në magjistralen Kumanovë - Kirva Pallankë, në fshatin Stracin, gjithashtu janë shfaqur rrokullijse gurësh.

Apelohet për vëmendje të shtuar gjatë komunikacionit në drejtimet rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë - Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë, Koçan - Dellçevë dhe Resnjë - Bukovë.

Komunikacioni zhvillohet në rrugë me lagështi, ndërkaq të rreshura dëbore të dobëta janë shfaqur në Kodrën e Diellit, ku komunikacioni nuk ka vështirësi./Telegrafi/