Please enter at least 3 characters.

Rrënohet stadiumi i Tiranës, “Qemal Stafa” (Foto)

2016/07/20160706090709267.jpg

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto që tregojnë pamjen e re të stadiumit historik të Tiranës, “Qemal Stafa”, i cili duket i rrafshuar.

Të gjitha tribunat e këtij objekti janë rrafshuar tashmë dhe ajo që ka mbetur është vetëm tribuna qendrore, për shkak se ajo mbart edhe shkallaren dhe pjesën hyrëse që është edhe “Monument Kulture”.

E pikërisht mbi këto rrënoja do të ngrihet stadiumi i ri “Arena Kombëtare”.

Fotografitë janë publikuar nga Adis Shera.