Please enter at least 3 characters.

Rrëmbeu 29 vjeçaren me veturë, arrestohet i dyshuari në Tiranë

Një 29-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka rrëmbyer dhe kanosur një vajzë të re në zonën e Astirit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa ndërhyrja e Policisë bëri të mundur kapjen e autorit.

I arrestuari është identifikuar si J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se ka marrë me forcë në automjet një 29-vjeçare, duke e privuar nga liria për disa orë dhe duke e kanosur për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në veturën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e cila u morë si provë materiale për hetimin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, që tashmë ka nisur hetimet e mëtejshme për rastin. /Telegrafi/