Rregullohet oborri i objektit të ri të Komunës së Shtimes
31/08/2026
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e oborrit të objektit të ri të Komunës.
Përmes një postimi, Aliu ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për funksionalizimin e objektit të ri komunal.
“Rregullimi i oborrit të objektit të ri të Komunës. Gjithçka po bëhet gati”, ka shkruar Aliu. /Telegrafi/


