Please enter at least 3 characters.

Rregullat më të pazakonta të trafikut: Këto janë shtetet që e kanë të ndaluar të ngasësh një makinë të ndyrë

Vera është koha për të udhëtuar, por një nga momentet më të pakëndshme që mund t'ju prishë kënaqësinë e drejtimit të makinës jashtë vendit është kur shihni një automjet me drita rrotulluese në pasqyrën e pasme – atëherë e dini se keni thyer një rregull trafiku që ndoshta as nuk e dinit se ekzistonte...

Pastaj ndal veturën anash rrugës dhe e di çfarë vjen më pas. Është gjithmonë një gjobë mjaft e lartë, kryesisht në euro, të cilën keni planifikuar ta shpenzoni në një park zbavitës ose për një porcion peshku deti.

Ne kryesisht i kuptojmë shenjat e trafikut - nëse shkruan 60 në një tabelë të bardhë të rrumbullakët me një kufi të kuq, sigurisht që do ta kuptojmë që të mos e ngasim veturën më shpejt se 60 km/orë. Megjithatë, në shumë vende evropiane ka rregulla në fuqi që nuk janë të zakonshme, prandaj tani do t'ju njohim me disa prej tyre, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Rregulla të pazakonta trafiku në të gjithë Evropën

Shqipëria

Sasia e lejuar e alkoolit në gjak është 0.01 promil, që është praktikisht e njëjtë me një ndalim të plotë. Sa e saktë është kjo? Epo, pak a shumë një gllënjkë birre ose thjesht një shikim te pijet alkoolike...

Bjellorusia, Bullgaria, Rusia dhe Rumania

Nëse drejtoni një automjet të palarë dhe të ndyrë - do të gjobiteni. Bullgari. Në rrugët me një drejtim, parkimi lejohet vetëm në anën e majtë.

Qipro

Është i ndaluar përdorimi i sirenave në zonat e banuara dhe pranë spitaleve. Shoferëve u ndalohet të hanë në automjet. Gjithashtu është e ndaluar të shprehësh pakënaqësi me duar - duke përfshirë drejtimin e gishtit të mesëm, tundjen kërcënuese dhe pjesën tjetër të arsenalit tonë të pasur të fyerjeve dhe gjesteve joverbale.

Francë

Është e ndaluar të vësh kufje. Kjo vlen si për programet argëtuese ashtu edhe për ato informative - pra, kufjet bluetooth, kufjet muzikore... Nëse shoferët nga drejtimi i kundërt ndezin dritat, kjo nuk do të thotë se janë të sjellshëm dhe do t'ju lejojnë të kaloni - e bëjnë këtë sepse duan të jenë të parët që kalojnë. Sasia e lejuar e alkoolit është 0.02%. Gjithashtu, duhet të keni një alkotest në makinën tuaj, i cili mund të merret në çdo pikë karburanti.

Greqi

Është e ndaluar të ngasësh makinën me cigare të ndezur. Islandë. Nuk lejohet të ngasësh makinën mbi makadam, përveç nëse ndodhesh në një parking të shënuar.

Maqedoni e Veriut

Pasagjeri në sediljen e përparme duhet të jetë gjithashtu i kthjellët.

Gjermani

Nëse vozisni ngadalë në autostradë - do të gjobiteni. Nëse u bëni gjeste shoferëve të tjerë me kërcënime - gjobiteni 500 euro. Ndërsa prisni në kryqëzimin hekurudhor, duhet ta fikni motorin. Nëse të mbaron benzina në autostradë - do të gjobiteni.

Portugali

Është e ndaluar të kesh një bombol benzine në automjet.

Rusi

Është e ndaluar të merrni persona që udhëtojnë autostop.

Slloveni

Kur lëvizni mbrapsht, është e detyrueshme të ndizni të katër sinjalet e kthesës.

Spanjë

Nëse mbani syze për drejtimin e automjetit, duhet të keni edhe një palë syze rezervë në automjet – e njëjta gjë vlen edhe për Portugalinë dhe Zvicrën.

Zvicër

Është e ndaluar të lani makinat të dielave. Pra, në Gjenevë, Bernë... do të duhet të gjesh një pasion tjetër.

Disa rregulla të tjera të pazakonta nga vende të tjera

Danimarka - Nuk mund ta ndezësh automjetin nëse dikush është poshtë tij.
Japoni- Do të gjobiteni nëse udhëtoni me një shofer të dehur si pasagjer i kthjellët.
Zvicër- Është e ndaluar të përplasësh derën e makinës, laje automjetin të dielave.

/Telegrafi/