Rregullat e reja të BE-së mund të bëjnë që telefonat inteligjentë të vijnë me bateri të zëvendësueshme nga përdoruesi
Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të re rregullash që ndryshon mënyrën se si prodhohen telefonat inteligjentë në tregun europian.
Rregulloret e reja, që hyjnë në fuqi gradualisht nga qershori 2025 deri në shkurt 2027, fokusohen te qëndrueshmëria dhe riparueshmëria e pajisjeve.
Kompanitë do të detyrohen të mbajnë pjesë këmbimi të disponueshme për disa vite dhe të mos kufizojnë riparimet nga serviset e pavarura.
Dhe nga viti 2027, telefonat duhet të jenë të dizajnuar në mënyrë që përdoruesit të mund ta zëvendësojnë vetë baterinë në shtëpi me mjete bazike.
Qëllimi kryesor është zgjatja e jetës së pajisjeve dhe ulja e sasisë së mbetjeve elektronike.
Këto masa pritet të ndikojnë ndjeshëm mënyrën se si prodhuesit dizajnojnë telefonat në të ardhmen. /Telegrafi/


