Rrëfimi i boshnjakut nga Srebrenica: I varrosa katër vëllezër, sikur ta gjeja veç një asht të vëllait të pestë...! (Video)
Sakib Aliqi nga fshati Podgaj i Srebrenicës, në gjenocid i humbi pesë vëllezër. Më 11 korrik 1995, gjashtë vëllezërit Aliq - Behadil, Fadil, Mujo, Nuri, Kadir dhe Sakib - me mijëra boshnjakë të uritur, lakuriq dhe të zbathur ikën për aty ku menduan se do të jenë më të sigurt.
Sakibi shkon në Zhepë ku arrestohet dhe deportohet në kapin e Shlivovicës ku qëndroi tetë muaj e 10 ditë. Për vëllezërit nuk kishte dëgjuar gjë, por shpresonte se janë gjallë, transmeton Telegrafi.
Por, ata ishin vrarë nga serbët. Eshtrat e katër vëllezër - të Behadilit, Fadilit, Mujës dhe Nurisë - u gjetën dhe u varrosën në Potoçar, ndërsa eshtrat e vëllait të pestë, Kadirit, nuk u gjetën.
“Dua të gjej të paktën një kockë të vëllait tim të pestë, Kadirit, për ta varrosur pranë katër vëllezërve, që edhe ai të ketë një vend, një emër e mbiemër”, ka thënë ai. /Telegrafi/


