Please enter at least 3 characters.

Rrahmani, Zielinski dhe Lobotka nga karantina në fushë, sa rrezikuan Napoli në ndeshje me Juventusin?

2022/01/napoli-1-e1641509526586.jpg
347:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - DECEMBER 01: (L - R) Amir Rrahmani, Stanislav Lobotka, Piotr Zielinski and Giovanni Di Lorenzo of SSC Napoli look dejected following the Serie A match between US Sassuolo v SSC Napoli at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on December 01, 2021 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli ka vendosur që të sfidojë autoritetet shëndetësore dhe në ndeshjen ndaj Juventusit që u mbyll 1-1, ka aktivizuar tre lojtarë për të cilët ishe dhënë urdhër që të qëndronin në karantinë: Piotr Zielinski, Amir Rrahmani dhe Stanislav Lobotka.

Të tre lojtarët ishin ndaluar pasi ishin cilësuar si kontakte të ngushta me persona që kishin rezultuar pozitivë në ditët e fundit, ndërsa nuk kishin marrë dozën e tretë të vaksinës, ndërsa nga doza e dytë kishin kaluar të paktën 120 ditë.

Kjo quhet karantina e mesme në Itali dhe është vendosur nga 30 dhjetor.

Por Napoli ka kontaktuar me avokatët e klubit dhe ka qenë të bindur që sa i përket futbollit është ende në fuqi deri më datë 10 janar.

Por çfarë mund të ndodhë me këtë vendim të Napolit kundër autoriteteve shëndetësore?

Në aspektin sportiv praktikisht asgjë, pasi rezultati në fushën e lojës (1-1) nuk ndryshon e as vlefshmëria  e ndeshjes nuk vihet në diskutim.

Klubi mund të përballet me masë administrative, ashtu si edhe vetë lojtarët me gjoba të lehta, por që mund të paguhen nga një skuadër si Napoli. /Telegrafi/