Please enter at least 3 characters.

Rrahmani: Nuk jam i gëzuar edhe pse shënova

2017/06/rrahmani.jpg

Mbrojtësi Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm për Kosovën.

Mirëpo, ai thotë se nuk ndihet i lumtur, për shkak të rezultatit.

“Sigurisht nuk jam i gëzuar, humbëm thellë 4:1. Si në secilën ndeshje po jemi afër, barazuam, u kthyem në lojë, por më pas pësuam golat”.

“Goli i dytë? Secili lojtar duhet ta ketë lojtarin e vet, ai ishte më i shkurtri dhe na shënoi”.

“Nuk kemi qenë shumë me pesë mbrojtës, sepse Enisi luante më përpara. Fazën mbrojtëse më shumë kemi qenë katër”, përfundoi Rrahmani.