Please enter at least 3 characters.

Rrahmani bën dallimin, Gjilani e fiton derbin ndaj Ballkanit

Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi në përballjen ndaj Ballkanit, në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

Derbi ishte tepër interesant nga fillimi, me vendasit që arkëtuan pikët e plota me rezultat 1-0.

Gjilani ishte shumë më kërkues gjatë tërë kohës, duke pasur disa mundësi shënimi por që nuk ia dolën t’i konkretizojnë deri vonë.

Në anën tjetër, Ballkani provoi pak më shumë me kundërsulme por assesi s’ia doli ta befasojë mbrojtjen nikoqire.

Robert Rrahmani ishte heroi i “Skifterëve” që shënoi një gol të bukur, për t’ia arkëtuar pikët e plota (66’) pas një gabimi të portierit mysafir.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitët në pozitën e tretë me 10 pikë, një mbi Ballkanin që mban vendin e katërt./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore