Please enter at least 3 characters.

Roza: Shqiptarët nuk dimë të gëzojmë

2016/01/RozanaRadi.jpg

Rozana Radi ka postuar një mesazh në Instagram duke shpërthyer ndaj kritikëve të performansës së Elhaida Danit në Eurovizion.

Elhaida mbrëmë bëri një performancë të shkëlqyeshme në skenën e Eurosongut duke arritur të kualifikohet në finalen e të shtunës.

Ky sukses ka gëzuar shqiptarët anembanë botës, të cilët tash shpresojnë për një sukses tjetër në finale, transmeton Telegrafi. Por kjo nuk e ka gëzuar Rozana Radin, e cila thotë se “ne shqiptarët nuk u mësuam të gëzojmë një herë”.

Autorja dhe këngëtarja nga Shqipëria ka mbetur e zhgënjyer me dikë, të cilit nuk ja përmenden emrin, dhe kështu ka vendosur ta përgjithësojë duke i futur “të gjithë shqiptarët”. /Telegrafi/