Please enter at least 3 characters.

Roy Hodgson i bën favor të madh Liverpoolit, triumfon ndaj Cityt në Etihad

2018/12/Crystal-palace-e1545497403349.jpg
298:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 22: Aaron Wan-Bissaka of Crystal Palace is challenged by Leroy Sane of Manchester City during the Premier League match between Manchester City and Crystal Palace at Etihad Stadium on December 22, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-trajneri i Liverpoolit, Roy Hodgson, i ka bërë një favor shumë të madh ish-skuadrës së tij në garën për titull në Ligën Premier.

Crystal Palace ka arritur fitore befasuese ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-3 në stadiumin Etihad.

City ishte dukshëm më i mirë, por mysafirët ishin të pagabueshëm në ato pak raste për gol që kishin.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Rasin e parë për golin e kishin vendasit me anë të Bernardo Silva në minutën e 16-të, ndërsa goli erdhi nga Ilkay Gundogan në minutën e 27-të.

Mysafirët befasuan me dy gola të shpejtë, së pari shënuan me anë të Jeffery Schlupp (33') dhe Andros Townsend (35'). Në minutën e 51-të erdhi dhe goli i Luka Milivojevic nga pika e bardhë.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim City me gjithë forcat u fokusua në sulm, fillimisht rrezikoi me anë të Leroy Sane (78'), ndërsa golin e arriti Kevin De Bruyne (85').

Në vazhdim skuadra e Pep Guardiolas kërkoi golin, por mysafirët u vendosën mirë dhe nuk lejuan një tjetër gol.

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Kjo është humbja e dytë e Man Cityt këtë sezon, tani renditet në vendin e dytë me 44 pikë, katër pikë më pak se Liverpooli që prinë në PL. Crystal Palace ngjitet në vendin e 14 me 18 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Cityt është kundër Leicester Cityt, ndërsa Crystal luan me Cardiffin. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6zdjyy