Please enter at least 3 characters.

Rosie Huntington-Whiteley shfaqet me një fund të tejdukshëm në një mbrëmje luksoze në Londër

Rosie Huntington-Whiteley tërhoqi gjithë vëmendjen teksa u pa duke dalë nga restoranti luksoz Carbone në Londër, të enjten në mbrëmje.

Supermodelja 38-vjeçare, e njohur për elegancën e saj të rafinuar, mahniti me një pamje plot finesë dhe sensualitet.

E veshur me një bluzë transparente prej rrjete dhe reçipeta të zeza poshtë, ish-engjëlli i Victoria’s Secret e kompletoi pamjen me një fund sateni të tejdukshëm me dantellë, geta delikate dhe taka të larta, shkruan DailyMail.

Për t’u mbrojtur nga ftohti, ajo kishte hedhur një pallto të butë leshi mbi supe dhe mbante në dorë një çantë të vogël elegante.

Pamja e saj vjen pak ditë pasi modelja prezantoi koleksionin e ri të të brendshmeve për Marks & Spencer, duke pozuar me një sërë setesh prej dantelle që nxorën në pah figurën e saj perfekte.

Ndër to, spikaste një reçipetë ngjyrë vjollcë me fund teli, pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër 2025, të cilën ajo e promovoi përmes një serie fotografish të ndara në Instagram.

Rosie, e fejuar me aktorin e njohur Jason Statham që prej vitit 2016, ndan me të dy fëmijë dhe një marrëdhënie që, sipas saj, është forcuar me kalimin e viteve.

telegrafi.com

Dyshja u shfaqën së fundmi edhe në fushatën e tyre të re për Falconeri, ku pozuan bashkë në një seri fotosh plot stil dhe harmoni.

Në një intervistë për The Times, modelja tregoi se vendimi për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020 lidhej me dëshirën për ta rritur familjen në vendlindje.

“Fëmijët tanë po rriten me thekse britanike, gjë që për ne ishte e rëndësishme”, tha ajo, duke shtuar se jeta në Devon u kujton fëmijëve të saj përvojat e saj të fëmijërisë, të thjeshta, të natyrshme dhe plot dashuri. /Telegrafi/

telegrafi.com