Please enter at least 3 characters.

Rooney: Unitedin nuk e ndihmon as transferimi i Ronaldos apo Messit, kanë nevojë për lojtarë të rinj

2019/06/rooney.jpg
237:"AD DIRIYAH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 15: Wayne Rooney and Alejandro Agag, CEO of Formula E during the Formula E Championship Ad Diriyah E-Prix on December 15, 2018 in Ad Diriyah, Saudi Arabia. (Photo by Joe Portlock/Handout/Getty Images)
12:"Getty Images

Wayne Rooney i ka bërë me dije ish-klubit të tij, Manchester United dhe trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, që të punojnë në një projekt afatgjatë dhe jo të transferojnë emra të mëdhenj.

Djajtë e Kuq kishin një sezon zhgënjyes, pasi përfunduan në vendin e gjashtë, duke mos arritur të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, por që nuk fituan asnjë trofe.

Rooney beson se se Manchester Unitedi duhet të fokusohet në transferimet e lojtarëve të talentuar dhe të rinj dhe jo në emra të mëdhenj.

Wayne Rooney në kohën kur ishte te Manchester United (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

“Për Olen (Solskjaer), gjëja e parë që duhet bëjë është që të ndërtojë një skuadër”, ka thënë legjenda angleze në një intervistë për BBC Radio.

“Nuk mendoj se transferimet e një apo dy lojtarëve mbi 100 milionë euro do t’i ndihmojë ata, pasi atyre u duhen së paku pesë apo gjashtë lojtarë që kanë potencial për t’u bërë top lojtarë”.

“Ata mund ta transferojnë Cristiano Ronaldon, Sergio Ramosin dhe Lionel Mesin apo Gareth Bale dhe ata do t'u kushtojnë rreth 300-350 milionë euro”.

“Ndoshta ju mund të nxirrni edhe dy vite nga Ronaldo, disa vite nga Ramos dhe më pas i keni harxhuar ato para, pa ndërtuar një skuadër. United ka nevojë për lojtarë të rinj, që mund t'u sigurojnë atyre një ecuri për 10 vite”, ka shtuar më tej Rooney. /Telegrafi/