Please enter at least 3 characters.

Ronela Hajati befason me transformimin në pamje

Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e madhe në rrjetet sociale, pas një videoje të publikuar në TikTok.

Në pamjet e publikuara, këngëtarja shfaqet përpara një performance teksa komentet më të shumta janë përqendruar te ndryshimi në pamje.

Prej disa muajsh, Ronela është shfaqur me një stil të ri dhe një transformim të dukshëm fizik, duke marrë komplimente të shumta nga ndjekësit.

Foto: Instagram

Fansat kanë vlerësuar paraqitjen e re të këngëtares, duke komentuar pozitivisht për vetëbesimin, stilin dhe energjinë që ajo përcjell në skenë.

Videoja ka mbledhur mijëra pëlqime dhe shpërndarje në TikTok, duke e rikthyer Hajatin në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve në rrjetet sociale.

Foto: Instagram

Edhe këtë verë po vazhdon të jetë shumë e kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte.

Veç kësaj, ka sjell edhe disa këngë, që rezultuan në hite të mëdha të kohës. /Telegrafi/

@ronelahajatiofficiall Kam nje maçok personazh 🙄🤌🏻 Before show
♬ original sound - Ronela Hajati