Please enter at least 3 characters.

Ronaldo thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore

2018/08/ronaldonazario-3-e1534165550914.jpg
271:"MADRID, SPAIN - MAY 14: Ronaldo of Brazil attends the match between Rafael Nadal of Spain and Dominic Thiem of Austria in the final during day nine of the Mutua Madrid Open tennis at La Caja Magica on May 14, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Fenomeni brazilian, Ronaldo, i ka siguruar fansat e tij se është në gjendje të mirë shëndetësore pas shqetësimit nga pneumonia në fundjavë.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Barcelonës ishte dërguar me urgjencë në spital të premten, teksa ishte duke pushuar në Ibiza.

Ronaldo (Foto: Getty Images)

Më pas, 41-vjeçari është dërguar në kujdesin intensiv në një klinikë private.

Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ai pritet të lëshohet në shtëpi. Këtë e ka konfirmuar vet braziliani përmes një postimi në Twitter.

"Miq, kam pasur një formë të rëndë të ftohjes në Ibiza dhe mu desh të shtrihesha në spital të premten, mirëpo tash gjithçka është në rregull".

"Nesër (e martë) do të lëshohem dhe do të kthehem në shtëpi. Faleminderit për dashurinë dhe mesazhet!", ka shkruar Ronaldo në Twitter.

Ronaldo (Foto: Getty Images)

Është raportuar se Ronaldo vuante nga pneumonia, mirëpo duket të ketë qenë vetëm një ftohje.

Pneumonia është një infeksion në njërën ose të dy mushkëritë. Mund të shkaktohet nga bakteret, viruset apo kërpudhat. Pneumonia bakterore është forma më e shpeshtë te të rriturit. Pneumonia shkakton inflamacion (ndezje) në qeskat e ajrit në mushkëri që quhen alveola. Në këtë rast, alveolat mbushen me fluide ose qelb duke e vështirësuar kështu frymëmarrjen.

/Telegrafi/