Ronaldo prezantohet në Bernabeu
06/07/2009
Prezantimi i Portugezit ishte shumë më spektakolar se ai i Kaka që u zhvillua javën e kaluar. Në deklaratën para 80.000 tifozëve, Ronaldo tha se kjo ishte ëndrra e tij e fëmijërisë.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Tash ëndrra ime e fëmijërisë u bë realitet. Nuk prita stadium të mbushur, kjo vërtet është impresive. Ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë Ronaldo para publikut.
Siç edhe u paralajmërua, C. Ronaldo do të mbajë fanellën me numrin 9, të cilin e ka bartur legjenda Alfredo Di Stefano, ndërsa gjatë tre sezoneve të tij në Bernabeu e ka bartur edhe superylli brazilian Ronaldo.
Në video prezantimi i Cristiano Ronaldos me Fanellën e Realit:


