Please enter at least 3 characters.

Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi

2018/05/cristianofinal-2.jpg
300:"KIEV, UKRAINE - MAY 26: Cristiano Ronaldo of Real Madrid lifts The UEFA Champions League trophy following his sides victory in during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi po e feston trofeun e 13-të të Ligës së Kampionëve, mirëpo përdorimi i kohës së kryer nga Cristiano Ronaldo e ka zbehur paksa gëzimin e tifozëve të Los Blancos.

Superylli portugez është intervistuar pas ndeshjes, ndërsa ai ka thënë se e ka shijuar kohën te klubi, të cilit iu bashkua në vitin 2009.

"Qëndrimi te Real Madridi ishte gjë e shumë e mirë", është shprehur CR7 për BeIn Sports.

(Foto: Getty Images)

"Në ditët në vijim do t'u jap përgjigje tifozëve, të cilët kanë qenë gjithmonë përkrah meje", ka shtuar ai.

33-vjeçari dëshironte me çdo kusht që të shënonte në finale kundër Liverpoolit, mirëpo nuk ia doli, përkundër se pati raste për ta bërë këtë.

Sidoqoftë, Ronaldo është shprehu i kënaqur që ka arritur ta fitojë përsëri Ligën e Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

"E kam shijuar këtë moment", është shprehur portugezi, i cili e ka fituar katër herë trofeun e garës më të madhe evropiane me Real Madridin.

Një titull të Ligës së Kampionëve, Cristiano e ka fituar edhe me Manchester Unitedit, pra në total i ka fituar pesë trofe të kësaj gare.

Ndërsa këtë edicion, ai ishte sërish golashënuesi më i mirë me 15 gola të shënuar në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Më të lexuarat