Ronaldo nuk i ka punët mirë as në dashuri
30/04/2013
Bukuroshja ruse, Irina Shayk, pas një grindjeje të ashpër me futbollistin portugez, është larguar nga shtëpia e tij.
Mediat raportojnë se gjërat mes tyre nuk janë aspak mirë, por akoma nuk mund të thuhet nëse ata janë ndarë.
Kujtojmë që 27-vjeçarja Andressa, e cila e ka fituar titullin 'Miss BumBum' (prapanica më e mirë), ka deklaruar se futbollisti i Real Madridit ka fjetur me të në një hotel, 48 orë para ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit. /Telegrafi/


