Please enter at least 3 characters.

“Ronaldo mund të bëhet problem për Benitezin”

2016/01/ldquo-ronaldo-mund-t-euml-b-euml-het-problem-p-euml-r-benitezin-rdquo_hd.jpg

Illgner mendon se përdorimi i rotacioneve nga Benitez për t’i pushuar lojtarët do të mërzitë Ronaldon, i cili është mësuar që të jetë titullar në çdo ndeshje.

“Ronaldo mund të bëhet problem për Benitezin. Ai duhet ta integrojë atë dhe Gareth Bale si pjesë të kolektivit dhe ndoshta t’i ulë në bankinë ndonjëherë për t’ua mundësuar pushimin e nevojshëm”, ka thënë fillimisht Illgner.

“Në këtë rast, Benitez ka punë të vështirë për të bërë. Ai njihet si trajner që i pëlqen të bëjë rotacione, por ai duhet ta bëjë këtë në një mënyrë të butë. Kjo do të jetë sfida kryesore për të”, ka shtuar ai. /Telegrafi/