Please enter at least 3 characters.

Ronaldo merr mbështetjen e trajnerit të Portugalisë

2017/06/CristianoSantos.jpg

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, i ka dalë në mbështetje Cristiano Ronaldos pas problemeve të tij me autoritetet e tatimeve në Spanjës.

Superylli i Real Madridit është grumbulluar me Portugalinë në Kupën e Konfederatave, ndërsa ka marrë mbështetjen e plotë të trajnerit të tij.

“Unë kam qenë trajneri i fundit i tij te ndonjë klub në Portugali, kur ai ishte 18 vjeç te Sportingu dhe i jap mbështetjen absolute për karakterin e tij si sportist dhe si njeri”, ka deklaruar Santos në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Meksikës (që zhvillohet të dielën në Kazan të Rusisë).

CR7 është duke u akuzuar për mashtrim me taksa në periudhën 2011-2014.

Zyra e Prokurorit në Madrid ka ngritur padi kundër 32-vjeçarit. Ai është akuzuar për evazion fiskal të 14.7 milionë eurove. /Telegrafi/