Please enter at least 3 characters.

Ronaldo kërcënon me padi televizionin që raportoi se Georgina i ka braktisur babanë dhe gjyshen e sëmurë

2018/09/GeorginaRodriguez2-1-e1536092822178.jpg
265:"VENICE, ITALY - AUGUST 29: Georgina Rodriguez walks the red carpet ahead of the opening ceremony and the 'First Man' screening during the 75th Venice Film Festival at Sala Grande on August 29, 2018 in Venice, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo e ka kërcënuar transmetuesin Mediaset se do të ngrejë padi në lidhje me një emision televiziv për të dashurën e tij, Georgina Rodriguez - raporton portali spanjoll, Informalia.

Emisioni për të famshmit, Salvame që transmetohet në kanalin TelecincoMediaset, ditë më parë kishte publikuar një fragment, ku thoshte se Georgina e ka braktisur familjen e saj prej se është lidhur me yllin e Juventusit.

Më tej thuhej, se ajo i ka prishur marrëdhëniet me babanë e saj në Argjentinë dhe gjyshen që jeton në Lorca të Spanjës.

Ndërsa, sipas asaj që thuhej në emision, edhe babai edhe gjyshja e Georginas janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari i Salvame, Sergi Ferre, pohonte se gjyshja e saj ishte ndier e braktisur, duke qenë se ka bërë rolin e nënës për Georginan, ndërsa 82-vjeçarja është shumë e sëmurë dhe jeton në një strehimore në Lorca, qëkur tërmeti e kishte goditur qytetin spanjoll në vitin 2011.

Georgina Rodriguez (Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, sipas të njëjtit emision, babai i Rodriguez është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Argjentina, pasi ka pësuar goditje në tru.

Ronaldo është ndier i ofenduar nga ky raportim saqë ka kërkuar nga avokatët e tij që t'i dërgojnë një letër kërcënuese Mediasetit se do të ndërmarrë hapa ligjorë nëse ndodh ndonjë raportim tjetër për këtë çështje.

Informalia raporton se edhe Mediaset e ka marrë shumë seriozisht kërcënimin dhe ka kërkuar nga gazetarët që të mos hetojnë më shumë në lidhje me Georginan dhe familjen e saj. /Telegrafi/