Please enter at least 3 characters.

Ronaldo i gëzuar me Superkupën e Italisë: Synimi im ishte ta nisja vitin me një trofe me Juven

2019/01/CristianoSupercopa-2-e1547673068685.jpg
290:"JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 16: Cristiano Ronaldo of Juventus holds the Italian supercup trophy after the Italian Supercup match between Juventus and AC Milan at King Abdullah Sports City on January 16, 2019 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A

Cristiano Ronaldo është shprehur i gëzuar për golin e fitores në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, me ç'rast e fitoi edhe trofeun e parë me Juventusin.

Superylli portugez realizoi me kokë në sfidën e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite dhe ky gol mjaftoi që Zonja e Vjetër ta fitonte trofeun e parë për vitin 2019, teksa ky është titulli i tetë rekord i Superkupës së Italisë.

"Ishte një ndeshje shumë e vështirë, është shumë nxehtë dhe shumë vështirë të luash në këto kushte".

(Foto: Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

"Luajtëm mirë, krijuam shumë raste dhe nuk ka dyshim se jam i lumtur që e kam shënuar golin e fitores".

"Jam i lumtur, ka qenë synimi im për ta nisur vitin 2019 me një trofe, tashmë e kam titullin e parë me Juven dhe jam shumë i gëzuar!".

"Është vetëm fillimi, po i marrim gjërat një nga një. E fituam këtë kupë, tash duhet të angazhohemi shumë për trofeun e radhës".

(Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

"Serie A është gjithmonë objektivi bazë i Juves, jemi në krye të tabelës, por është një kampionat shumë i gjatë dhe do të jetë vështirë, prandaj duhet të vazhdojmë punën".

"Golin ia dedikoj skuadrës, familjes, miqve dhe të gjithëve anekënd botës, të cilët e duan Juven dhe e duan Cristianon", ka deklaruar CR7 për Rai Sport. /Telegrafi/