Please enter at least 3 characters.

Ronaldo i fokusuar vetëm te Juve, nuk luan në dy ndeshjet e ardhshme me Portugalinë

2018/08/CristianoRonaldoo.jpg
235:"SOCHI, RUSSIA - JUNE 30: Cristiano Ronaldo of Portugal during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Uruguay and Portugal at Fisht Stadium on June 30, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në Ligën e Kombeve kundër Italisë, sepse dëshiron të përqendrohet te Juventusi.

33-vjeçari është lënë jashtë ekipit kombëtar për ndeshjen e ardhshme, ndërsa janë përfshirë Joao Cancelo (Juventus), Mario Rui (Napoli) dhe Andre Silva (Milan).

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

"Kam folur me të dhe kemi vendosur që në këtë periudhë të përshtatjes në Torino dhe sapo ka shkruar për ekipin e ri, nuk do të vijë me ne", ka thënë Santos në një konferencë për shtyp.

Kampioni i Evropës do të luajë ndaj Kroacisë më 6 shtator, ndërsa katër ditë më pas do të përballet me Italinë në Ligën e Kombeve.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Skuadra e Portugalisë për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Italisë:Portierë: Beto, Claudio Ramos, Rui Paticio;

Mbrojtës: Cedric Soares, Joao Cancelo, Luis Neto, Mario Rui, Pedro Mendes, Pepe, Raphael Guerreiro, Ruben Dias.

Mesfushorë: Bruno Fernandes, Gedson Fernandes, Pizzi, Renato Sanches, Ruben Neves, Sergio Oliveira, William Carvalho.

Sulmues: Andre Silva, Bernardo Silva, Bruma, Gelson Martins, Goncalo Guedes, Rony Lopes.

/Telegrafi/