Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti
Sipas faqes së specializuar të statistikave dhe transferimeve TransferMarkt, Cristiano Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A, ndërsa listës i prinë Romelu Lukaku.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 55 gola në kampionatin italian që kur bëri transferimin e tij prej 100 milionë eurosh te Juventusi nga Real Madrid në verën e vitit 2018.
Por, Ronaldo së shpejti do të jetë 36 vjeç dhe vlera e tij në treg ka rënë ndjeshëm në listën e fundit nga faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave TransferMarkt.
Ylli portugez ulet në pozitën e nëntë me një vlerë tregu prej 54 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh - e njëjta shifër me bashkëlojtarin e tij, Arthur, portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe mbrojtësin e Interit, Stefan De Vrij.
Ronaldo është lojtari i tretë më i vlefshëm i Juventusit, me Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt në pozitën e dytë dhe të tretë që janë vlerësuar në 72 milionë funte, respektivisht 63 milionë funte.
Por, është sulmuesi i Interit, Lukaku i cili ka vlerën më të lartë të tregut nga të gjithë lojtarët në Serie A, pasi vlerësohet në 76 milionë funte apo 85 milionë euro.
Pas lëvizjes së tij nga Manchester Unitedi sezonin e kaluar, Lukaku ka shënuar 41 gola në 57 paraqitje për Nerazzurrët dhe tani është ndër sulmuesit kryesorë në futbollin botëror.
Lukaku ka formuar një partneritet produktiv me Lautaro Martinez, i cili zë vendin e katërt me një vlerë tregu prej 63 milionë funtesh, ndërsa nga Interi në listë janë edhe Achraf Hakimi, Milan Skriniar, Christian Eriksen dhe Nicolo Barella që vlejnë nga 50 milionë euro.
Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili ishte i lidhur ngushtë me një largim gjatë verës, plotëson pesë më të vlefshmit pasi vlerësohet 58.50 milionë funte apo 65 milionë euro.


