Ronaldinho: Do ta përkrahja Messin nëse ai vendos të largohet nga Barcelona
Ronaldinho do të qëndronte pas Lionel Messit edhe nëse ky vendos të lartohet nga Barcelona dhe Camp Nou.
Messi ka arritur marrëveshje për kontratën e re verën e shkuar, por ende nuk e ka nënshkruar atë për ta parë të Barcelona deri në vitin 2021.
Katër herë fituesi i Topit të Artë ka qenë i lidhur me shumë skuadra, ndërsa Pep Guardiola me Manchester Cityt e tij mbetet në pozitën e parë.
Messi e kishte zëvendësuar Ronaldinhon te Barca duke e marr edhe numrin 10 kur brazilian la klubin.
“Është e vështirë për mua ta them pas e kam mik të afërt. Si shokë do të brohoras gjithmonë për lumturinë e tij”.
"Nëse prek zemrën e tij dhe vendos të shkojë në një klub tjetër edhe pse unë jam një ambasador i Barcelonës - do ta mbështesja, por do të doja që ai të qëndronte në Barcelonë”.
"Kudo që luan ai do të bëjë diferencën në një ndeshje futbolli”. Ka thënë Ronaldinho. /Telegrafi/


