Romagnoli: Higuain gaboi, Juve luajti më mirë
224:"NAPLES, ITALY - AUGUST 25: Alessio Romagnoli of AC Milan in action during the serie A match between SSC Napoli and AC Milan at Stadio San Paolo on August 25, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
12/11/2018
Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, e pranon se Juventusi ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se Zonja e Vjetër e meritoi fitoren.
Mbrojtësi italian foli edhe për përjashtimin e Gonzalo Higuain, duke thënë se argjentinasi e teproi me reagimin e tij.
"Kemi bërë aq sa kemi mundur, ishte një ndeshje me shumë raste", ka thënë Romagnoli për Milan TV.
"Na vjen keq që kemi humbur, por ata ishin më të mirë. Ata janë një nga skuadrat më të mira në Evropë".
"Gjithashtu na vjen keq për reagimin e Higuainit, shkoi shumë larg dhe ai e dinë këtë, gaboi", ka shtuar italiani.
Pas kësaj humbje Milani renditet në vendin e pestë me 21 pikë, kurse Juve vazhdon në pozitën e parë me 34 pikë.
Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është kundër Lazios. /Telegrafi/


