Please enter at least 3 characters.

Roma tregon çmimin për Nainggolanin

2016/01/nainggolan-juve-un-euml-e-dua-rom-euml-n_hd.jpg

Mesfushori belg, Radja Nainggolan është bërë njëri nga më të kërkuarit nga skuadrat e ndryshme evropiane.
Por si duket Roma mund të heqë dorë nga ylli i saj, nëse skuadrat e lartë përmendura paguajnë shumën e kërkuar.

E përditshmja angleze ‘Daily Star’, ka bërë të ditur se Roma i ka vendosur një çmim belgut për ekipet që e kërkojnë atë.

Manchester United dhe Chelsea janë duke kërkuar shërbimet e tij, ndërsa për ta transferuar atë duhet t’i paguajnë Romës 45 milionë euro. /Telegrafi/