Please enter at least 3 characters.

Roma synon ta marrë Conte, Pallotta i gatshëm t’ia plotësojë të gjitha kërkesat trajnerit italian

2019/03/GettyImages-960237478.jpg
237:"LONDON, ENGLAND - MAY 19: Antonio Conte manager / head coach of Chelsea during The Emirates FA Cup Final between Chelsea and Manchester United at Wembley Stadium on May 19, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte prej një viti është i papunë pas largimit nga drejtimi i Chelseat.

Por duket se trajneri italian të ardhmen do ta ketë në vendlindjen e tij, pasi kërkesat për të janë të mëdha.

Juventus, Inter dhe Roma janë tri skuadrat italiane që po e duan trajnerin Antonio Conte.

Mediat italiane kanë raportuar se Roma duket më afër Contes, pasi presidenti James Pallotta është gati t’ia plotësojë të gjitha kërkesat.

Antonio Conte. (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Pallotta ka kontaktuar direkt Conten dhe i ka bërë të qartë se është gati të shpenzojë për ta ndërtuar një skuadër fituese.

Problemi kryesor mbetet tek paga e lartë e italianit, që vazhdon të marrë 12 milionë euro në vit nga Chelsea pas shkarkimit.

Roma mund t’i ofrojë deri në tetë milionë në sezon, por ky do të jetë maksimumi nga Giallorosët. /Telegrafi/