Please enter at least 3 characters.

Roma pritet t’i transferojë dy qendërmbrojtës, lista e lojtarëve që kërkojnë Giallorosët

2020/04/GettyImages-1202841694.jpg
263:"ROME, ITALY - FEBRUARY 23: Edin Dzeko with his teammates of AS Roma celebrates after scoring the team's fourth goal during the Serie A match between AS Roma and US Lecce at Stadio Olimpico on February 23, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma pritet të bëjë shumë ndryshime në skuadër për edicionin e ri, duke parë se edhe këtë edicion kanë mbetur larg objektivave.

Pozita e katërt që i dërgon në Ligën e Kampionëve duket shumë e vështirë, ndërsa presidenti James Pallotta po shpreson që të gjejë ndonjë investitor për ta shitur klubin.

Sikur mos të mjaftonin problemet sportive Giallorosët kanë të tilla edhe financiare dhe drejtuese.

Gjithsesi në klubin kryeqytetas pritet të ketë ndryshime, pasi Chris Smalling me shumë gjasë nuk do të vazhdoj qëndrimin në Olimpico.

Qendërmbrojtësi anglez do të rikthehet në vendlindje ku disa skuadra kanë shprehur interesim për të.

Përveç anglezit nga Roma pritet të largohen edhe qendërmbrojtësit tjerë si Federico Fazio e Juan Jesus, ndërsa Giallorosët pritet të transferojnë dy mbrojtës qendror.

Jan Vertonghen . (oto: Alex Davidson/Getty Images)

Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi ka disa emra në listë, ku dy prej tyre mund të transferohen te Giallorosët.

Dejan Lovren dhe Jan Vertonghen mbetën dëshira e mëdha, duke parë se kanë edhe përvojë të gjatë ndërkombëtare, ku kroati kushton 12 milionë euro teksa belgu mund të transferohet falas.

Në listën e Petrachit janë edhe emrat e rinj si Jean-Clair Todibo i Barcelonës, Kevin Akpoguma dhe Boubacar Kamara i Olympique Marseille. /Telegrafi/