Please enter at least 3 characters.

Roma po e transferon anëtarin e Atalantas

2020/01/roger.jpg

Roma është shumë afër që ta kompletojë edhe një transferim në këtë afat kalimtar.

Skuadra italiane po e transferon Roger Ibanez nga Atalanta në fillim të javës së ardhshme.

Sipas asaj që raporton Sky Sports Italia, Giallorossët do ta huazojnë mbrojtësin nga rivali i tyre nga Serie A për 18 muaj.

Roma do të paguajë një milion euro për huazimin e tij dhe nëse Ibanez tregon formë të mirë, atëherë transferimi do të mbyllet në shumën e tetë milionë eurove.

Të hënë e javës së ardhshme lojtari pritet të arrijmë në Romë për t'i përfunduar testet mjekësore dhe më pas të prezantohet në Olimpico. /Telegrafi/