Please enter at least 3 characters.

Roma e gjen zëvendësuesin e Dzekos, gati oferta për Higuainin

2019/06/GettyImages-953410408.jpg
242:"MILAN, ITALY - APRIL 28: Gonzalo Higuain of Juventus FC celebrates his goal during the serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma duket se është pajtuar ta lë të lirë sulmuesin boshnjak Edin Dzeko për t’iu bashkuar Interit.

Giallorosët janë vënë në kërkim të një sulmuesi ‘bomber’ dhe duket se kanë vendosur për transferimin e Gonzalo Higuain.

Argjentinasi ishte i huazuar te Chelsea nga muaji janar, por londinezët nuk e kanë shfrytëzuar opsionin për blerjen e tij prej 36 milionë eurove.

Gonzalo Higuain kaloi gjashtë muaj si huazim te Chelsea.. (Photo by Warren Little/Getty Images)

Kësisoj Higuain është rikthyer te Juventus, por vetëm përkohësisht pasi Zonja e Vjetër nuk llogarit në të.

Roma po e kërkon lojtarin, pasi e shohin si zëvendësuesin adekuat për Edin Dzekon.

Giallorosët janë gati t’i ofrojnë kontratë tri vjeçare argjentinasit me pagë vjetore prej 6,5 milionë euro në stinor.

Higuain duket se ka pranuar transferimin te Roma pasi do të ishte sulmuesi kryesor i Giallorosëve.

Tani i mbetet dy klubeve për të gjetur një marrëveshje, pasi Juventus kërkon 36 milionë euro për të, ndërsa Roma nuk është gati të ofrojë më shumë se 30 sosh. /Telegrafi/