Please enter at least 3 characters.

Roma do t'i sakrifikojë dy yjet e së ardhmes për transferimin e Frattesit

2022/12/Frattesi-calcionow.it-20221224.jpg
553:"Foto Massimo Paolone/LaPresse 2 Ottobre 2022 - Sassuolo, Italia - sport, calcio - Sassuolo vs Salernitana - Campionato italiano di calcio Serie A TIM 2022/2023 - Stadio Mapei Città del Tricolore. Nella foto: Davide Frattesi (U.S.Sassuolo) in azione contrastato da Tonny Vilhena (US Salernitana 1919) October 2, 2022 Sassuolo, Italy - sport, calcio - Sassuolo vs Salernitana - Italian Serie A Football Championship 2022/2023 - Mapei Stadium. In the pic: Davide Frattesi (U.S.Sassuolo) competes for the ball with Tonny Vilhena (US Salernitana 1919)
24:"Massimo Paolone/LaPresse

Davide Frattesi vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës.

Mesfushori italian ishte shumë pranë rikthimit në Olimpico edhe në verën e këtij viti, por në fund dështoi marrëveshja mes klubeve.

Roma e ka shitur yllin e ri në vitin 2017 te Sassuolo dhe ka ruajtur 30 për qind të kartonit që tani i jep përparësi për ta ri-blerë atë.

Nga ana tjetër Sassuolo po këmbëngul në çmimin prej 30 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre dhe palët janë në diskutim e sipër.

Calciomercato ka raportuar se Sassuolo i ka vendosur kusht Romës që të përfshijë në marrëveshje dy yjet e së ardhmes, Edoardo Bove dhe Cristian Volpato.

Kësisoj nga 30 për qind të kartonit që posedon Roma, çmimi prej 30 milionë eurove do të bie në 21 milionë, derisa tani po bëhet vlerësimi i dyshes Bove - Volpato.

Edoardo Bove

Për mesfushorin Roma e vlerëson rreth tetë milionë euro, derisa Volpato vlerësohet rreth pesë milionë.

Megjithatë skuadra nga kryeqyteti italian i ka bërë të qartë Sassuolos se dëshiron të vendos klauzolë për t'i riblerë Boven e Volpaton në të ardhmen.

Cristian Volpato

Gjithsesi marrëveshja duket shumë afër dhe Frattesi do të rikthehet te Roma pas pesë viteve larg kryeqytetit italian. /Telegrafi/