Roma bën publike borxhet e mëdha
187:"ROME, ITALY - FEBRUARY 23: AS Roma fans during the Serie A match between AS Roma and US Lecce at Stadio Olimpico on February 23, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
15/05/2020
Klubi i Romës e ka bërë publik bilancin e gjendjes financiare në nëntë muajt e parë të sezonit aktual.
Të dhënat tregojnë se Giallorossët janë në një borxh të madh neto që kap shifrat prej 278.5 milionë euro.
Kjo shifër është rreth 60 milionë euro më e lartë se gjendja financiare e deklaruar nga Roma më 30 qershor të vitit të kaluar.
Borxhi ka ardhur si pasojë e pandemisë së coronavirusit, pezullimit të futbollit dhe humbjes së të hyrave, si edhe mosarritjes së marrëveshjes me Dan Friedkin.
Njëherësh, kjo situatë e ka detyruar klubin që të caktojë një takim me aksionarët më 26 qershor. /Telegrafi/


