Please enter at least 3 characters.

Roma bën ofertë të mirë, por Milik e dëshiron Juventusin

2020/08/Arkadiusz-Milik-1-e1597645821216.jpg
233:"NAPLES, ITALY - JULY 25: Arkadiusz Milik of SSC Napoli stands disappointed during the Serie A match between SSC Napoli and US Sassuolo at Stadio San Paolo on July 25, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma është duke u përpjekur të arrijë marrëveshje me Napolin për Arkadiusz Milik, mirëpo sulmuesi dëshiron të luajë për Juventusin.

Futbollisti polak e ka refuzuar zgjatjen e kontratës me Partenopei, ndërsa është i lidhur me ta deri në qershor të vitit 2021, prandaj klubi që e pronëson duhet ta shesë këtë verë që të mos e humbë me parametrat zero në vitin e ardhshëm.

Napoli kërkon 50 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit, mirëpo asnjë klub nuk është i interesuar ta paguajë atë shumë.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Giallorossët kanë ofruar 20 milionë euro plus Cengiz Underin, mirëpo – siç transmetojnë Sky Sport Italia dhe Tuttomercatoweb - lojtari është i vendosur të luajë për kampionin e Italisë.

Edhe pas shkarkimit të Maurizio Sarrit, Milik e dëshiron kalimin te Juventusi, ku do të luante nën urdhrat e trajnerit të ri, Andrea Pirlo. /Telegrafi/