Please enter at least 3 characters.

Roli i influencerëve dhe censura në rrjetet sociale

2023/12/412596749_1386843428928980_8607598665179221267_n-e1703933333155.jpg

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ndjekin influencerë të cilët promovojnë produkte të ndryshme, duke ndikuar kështu edhe tek ndjekësit e tyre, sa i përket blerjeve.

Influencerët përmes paraqitjeve të tyre paraqesin veshje, produkte kozmetike, e shumë gjëra tjera, transmeton Telegrafi.

Së fundmi është realizuar një projekt përmes vizatimeve të librave komik që është përmirësimi i aftësive të menduarit kritik tek publiku si dhe rritja e ndërgjegjësimit për dezinformimin dhe propagandën.

Në një fotografi ilustruese është paraqitur një influencer, duke bërë promovimin e një parfumi.

"Ndjekës të mi të dashur, sot ju prezantoj një aromë të re të pa rezistueshme nga e cila do të bini përmbys", thuhet në fotografinë ilustruese, ku era e parfumit është e keqe.

Kurse, një fotografi tjetër ilustruese tregon për censurën. Censura synon të kufizojë lirinë e shprehjes dhe të mendimit.

Vizatimet janë prodhim i projektit CLIMB (Cultivating Local Independent Media in Western Balkans) të Internews-it. /Telegrafi/