Please enter at least 3 characters.

Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shokëve të tu të jenë gati

Edhe pse është java vendimtare e finales së Big Brother VIP Albania 5, tensionet brenda shtëpisë po vazhdojnë të rriten dhe përplasjet janë bërë më të ashpra se kurrë.

Atmosfera në shtëpi duket gjithnjë e më e ndezur, duke treguar se gara për çmimin e madh është në kulmin e saj dhe çdo ditë sjell konflikte të reja mes finalistëve.

Së fundmi në qendër të vëmendjes është një debat i fortë mes Rogertit dhe Mateos.

Në një video që po qarkullon online dhe që është cilësuar nga ndjekësit si një 'kërcënim i drejtpërdrejtë', Rogerti dëgjohet duke iu drejtuar Mateos me tone të ashpra dhe paralajmëruese për situata jashtë shtëpisë.

Ai shihet duke u ngritur në këmbë dhe duke u betuar, ndërsa thotë: “Për këtë kryq, kam me ardh me racën time te palestra, i bëj thirrje shokëve tu të jenë gati kur të vij unë".

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit e formatit, veçanërisht për gjuhën e përdorur dhe intensitetin e debatit mes dy finalistëve.

Kjo ndër tjerash është parë si një lloj kërcënimi i Rogertit për Mateon. /Telegrafi/