Please enter at least 3 characters.

Robertson: Ndaj Portos duhet të japim maksimumin, janë të rrezikshëm në shtëpi

2019/04/Andrew-Robertson-e1555418912563.jpg
254:"LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 31: Andrew Robertson of Liverpool runs with the ball during the Premier League match between Liverpool FC and Tottenham Hotspur at Anfield on March 31, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi anësori i Liverpoolit, Andrew Robertson, insiston se kualifikimi i Reds në gjysmëfinale nuk është aspak i sigurt.

Skocezi ka respekt maksimal për Porton dhe thotë se ata dinë të befasojnë në stadiumin e tyre.

"Fitorja 2-0 në shtëpi është një rezultat i mirë, por tani kemi një ndeshje të vështirë si mysafirë. Porto është skuadër tjetër në shtëpi. Ne duhet të jemi në 100 për qindëshin tonë,  shpresojmë të sigurojmë një vend në gjysmëfinale".

"Kemi qenë në Porto më parë dhe e dimë çfarë të presim. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e fundit. Ishim shumë të mirë për ata në vitin e kaluar, por tani kanë ekip ndryshe".

"E dimë sa vështirë do të jetë, por do jemi gati. Gjithçka është për të kryer punë", ka thënë Roberson. /Telegrafi/