Please enter at least 3 characters.

Robert Hot merr mandat të ri në Odën Ndërtimore të Maqedonisë

2016/12/Robert-Hot.png

Më shumë se 450 kompani, anëtare të Odës Ndërtimore të Maqedonisë pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, në asamblenë vjetore njëzëri i ndanë mandat të ri Robert Hot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Ndërtimtari edhe më tej është një nga motorët e rritjes ekonomike. Projektet e reja ndërtimore për ndërtimin e pjesëve nga rrugët e shpejta së bashku me planin që edhe më tej të ndërtohen rrugl lokale presim të kontribuojnë për rritjen e mëtutjeshme. Projektet kapitale janë shumëvjeçare dhe për ta është siguruar konstruksion financiar, që jep siguri", tha Hot, pasi mori mandatin e ri.

Vitin e kaluar, Këshilli i kryetarëve të odave ekonomike si rezultat i aktiviteteve, angazhimeve dhe iniciativave të Odës Ndërtimore në ndryshime të caktuara ligjore të cilët kontrubuan për stabilitet në sektorin e ndërtimtarisë reflektuan edhe në degë tjera ekonomike, e shpalli Odën e Ndërtimtarisë për odë të vitit 2015./Telegrafi/