Please enter at least 3 characters.

Riza Durmishi: 2018 - viti më i keq në karrierën time, kam luajtur me ndihmën e barnave kundër dhimbjes

2019/01/RizaDurmishi-e1546795387319.jpg
241:"ROME, ITALY - NOVEMBER 08: Riza Durmisi of SS Lazio in action during the UEFA Europa League Group H match between SS Lazio and Olympique de Marseille at Stadio Olimpico on November 8, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i krahut te Lazio, Riza Durmishi, ka pranuar se viti 2018 ka qenë viti më i keq në karrierën e tij.

Futbollisti që e përfaqëson Danimarkën në javën e ardhshme mbush 25 vjet, ndërsa në një intervistë për B.T. Nyheder ka treguar për momentet e vështira që përjetoi në vitin që lamë pas.

"Më duhet të them se 2018 ka qenë viti më i keq në karrierën time. Ana e vetme pozitive ishte kualifikimi i Betisit në Evropë, goli im kundër Sevillas dhe transferimi te Lazio gjatë verës".

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

"Lëndimi në shpinë ka qenë me mua që nga koha kur kam luajtur te Brondby. Në fillim, mendoja se vetëm po aktivizohet sërish, por gjatë 2018 u bë aq keq, saqë mu desh të mos luaja në shumë ndeshje dhe për pasojë nuk munda të luaja në Kampionatin Botëror".

"U transferova te Lazio, luajta disa ndeshje dhe u lëndova sërish, kësaj radhe në bërryl. Ishte faji im, sepse kam luajtur me shpinën e lënduar për një kohë të gjatë duke përdorur analgjetikë (barna kundër dhimbjes)".

(Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

"Tash po e pranoj, ndërsa fizioterapistët dhe stafi mjekësor te Betisi dhe ekipi kombëtar i Danimarkës, e dinë. U përpoqa të bëja gjithçka për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botëror".

"Nuk është diçka e re, sepse në vitin 2016 kam injektuar analgjetikë në gjurin tim për të luajtur ndaj Polonisë, pastaj sërish pas tri ditësh për t'u përballur me Malin e Zi. Të gjithë të angazhuarit te përfaqësuesja e dinë se çfarë kam bërë që të jem në Kampionatin Botëror".

"Pata një rënie pas ndeshjes sime të parë me Betisin dhe fatmirësisht, babai im ishte me mua. Më thanë se kam marrë shumë injeksione me analgjetikë dhe nuk luajta për afro një muaj. U ktheva shumë herët dhe nuk u shërova si duhej, e dija se ishte një gabim, por kur je ri dhe gjithçka është për t'u marrë, nuk dëshiron që të mbetesh prapa".

Riza Durmishi gjatë stërvitjeve (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

"Sapo kam vizituar një specialist në Sevilla për t'i zgjidhur gjërat një herë e përgjithmonë. Shpresoj që më në fund ta zgjidh problemin me shpinën që më ka shkaktuar telashe gjatë dy viteve".

"Nuk marr më analgjetikë dhe nuk shqetësohem për të thënë se 2019 do të jetë viti im", ka deklaruar Durmishi. /Telegrafi/