Please enter at least 3 characters.

Rita Ora uron për këngën e tyre të re Dafinën dhe Taynën: Jam e lumtur për vendin prej nga vi

2019/08/GettyImages-1156327420-e1565715463137.jpg
289:"LONDON, ENGLAND - JUNE 16: Singer Rita Ora and Niall Horan of Soccer Aid World XI in discussion at half time during the Soccer Aid for UNICEF 2019 match between England and the Soccer Aid World XI at Stamford Bridge on June 16, 2019 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, duket se është shumë krenare me bashkëatdhetarët e saj.

Ajo së fundmi ka shpërndarë në InstaStory projektin më të ri muzikor që dyshja Dafina Zeqiri dhe Tayna sollën së bashku.

Kënga "Bye bye" e cila erdhi me një klip mjaft eksplicit, ka bërë që performnca e dy vajzave të komentohet shumë gjithandej.

Dhe duket se bashkëpunimi në fjalë ra edhe në syrin e Ritës, e cila nuk i ka kursyer fjalët për dy bukuroshet tona.

"A mund të them vetëm pse jemi ne vajzat kosovare kështu që e djegim o Zot! E dua vendin prej nga jam! Dhe mua më pëlqen që gratë të marrin vetëm kontrollin e tyre dhe të frymëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave që është mirë të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë të mallkuar! Vazhdojmë", ka shkruar Ora në InstaStory.

Ndërkohë, të lumtura nga ky gjest i saj Dafina dhe Tayna kanë rishpërndarë postimin e Ritës, duke u ndjerë trejet falënderuese për këtë vlerësim.

Kujtojmë që Rita filloi të ndjekë Dafina Zeqirin në Instagram në fillim të këtij viti, pasi kjo e fundit bëri një postim me fjalë plot lëvdata për shqiptaren e famshme, e cila në atë kohë kishte ngelur jashtë nominimeve të Grammyt. /Telegrafi/