Please enter at least 3 characters.

Rita Ora shfaqet glamuroze në Londër

2018/11/rita-ora.jpg

Ajo shumë shpejt do të nxjerr në shitje albumin e dytë në karrierën muzikore "Phoenix".

Rita Ora ka arritur edhe njëherë të tërheq vëmendjen e mediave botërore në ndejë të mbajtur në kryeqytetin britanik të Londrës.

Këngëtarja 27-vjeçare arriti në Annabel e veshur në një fustan të mahnitshëm të kuq.

Fustani me xhufka të kuqe bënte që bukuroshja jonë të duket tejet joshëse dhe seksi.

Biondina është në përgatitje e sipër të publikimit të albumit, i cili do të jetë në duar të fansave gjatë ditës së premte.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme solli këngën më të re që është pjesë e albumit, "Cashemere", i cili u mirëprit prej adhuruesve të artistes.

Ndryshe, albumi do të përmbajë 16 këngë dhe ka premtuar këngë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/