Please enter at least 3 characters.

Rita Ora pjesë e fushatës së markës, "Escada"

2019/01/ritaora_vogue_47584281_2193978260841597_1820599014771323917_n-e1547472044969.jpg

Rita Ora po shijon nxjerrjen në shitje të albumit të dytë në karrierë "Phoenix".

Këngëtarja së shpejti do të nis një turne të koncerteve anembanë globit me rastin e promovimit të albumit të ri.

Ajo tashmë ka kohë që merr pjesë në kampanja të ndryshme të kompanive ndërkombëtare sa i përket veshjeve.

Bukuroshja jonë do të jetë fytyrë e re e fushatës reklamuese të markës së njohur të modës, "ESCADA".

Kështu ka bërë të ditur biondina përmes llogarisë personale Instagram teksa tashmë ka pozuar për herë të parë.

"Unë jam aq e ngazëllyer dhe e nderuar që jam fytyra e re e Escadas për fushatën e tyre EscadaSS19. Bëhet fjalë për ngjyra të forta, mesazhe dhe gra të forta", ka shkruar ndër të tjerash 27-vjeçarja.

Ndryshe, gjersa kompania përmes ueb-faqes së tyre zyrtare kanë treguar se Rita e portretizon saktë shpirtin e "ESCADA"-së të një femre të fuqishme dhe lozonjare, por e cila është përgjegjëse për të ardhmen e saj. /Telegrafi/