Please enter at least 3 characters.

Rita Ora dhe Liam Payne u bëjnë thirrje fansave që t'i votojnë në "BRIT Awards"

2019/02/Rita2-1-e1550044902551.jpg
244:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 30: Rita Ora and Liam Payne perform on stage during Westfield London's 10th anniversary celebrations at Westfield White City on October 30, 2018 in London, England. (Photo by Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images)
26:"Tim P. Whitby/Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, konkurron këtë vit për dy çmime në "Brit Awards".

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve "Brits", do të mbahet më 20 shkurt 2019, në "The O2 Arena", në Londër.

Shqiptarja Ora gjendet e nominuar në kategorinë "Videoja më e mirë muzikore", për klipet "Let you love me" dhe "For You", bashkëpunim me Liam Payne.

Me këtë të fundit, Rita krijoi dje një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram, duke u bërë thirrje atyre që të votojnë për këngën e tyre.

Ata mund ta bëjnë këtë gjë përmes rrjetit social Twitter, teksa kanë të drejtë një votë brenda një dite.

"For Your" përndryshe është kolona zanore e filmit "Fifty Shades Freed", e cila u interpretua vitin e kaluar nga dyshja në fjalë.

Në po të njëjtën kategori gjendet e nominuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare shumë e suksesshme, Dua Lipa, e cila së fundmi u shpërblye me dy çmime "Grammy".

Dua është e nominuar për çmimin "Videoja më e mirë" muzikore për klipet "IDGAF" dhe "One Kiss", bashkëpunim me Calvin Harris.

Me po të njëjtat projekte muzikore, ajo gjendet e nominuar edhe për çmimin "Kënga e mirë solo britanike e vitit".

Mbetet të shihet nëse shqiptare do të arrijnë të marrin votat e duhura nga votuesit në rrjetin social Twitter, për të fituar ndonjërin nga çmimet e mbrëmjes.

Kujtojmë që vitin e kaluar në "Brit Awards", Dua Lipa u shpërblye me dy çmime: "Artistja më e mirë femër" dhe "Debutantja më e mirë e vitit". /Telegrafi/