Rita Ora dekorohet nga presidentja si “Ambasadore e Nderit e Kosovës” (Foto)
Presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar këngëtaren Rita Ora si ambasadore e nderit e shtetit të Kosovës.
Vajza shqiptare që po na përfaqëson dhe po na nderon në gjithë botën, edhe një herë ka marrë titullin ‘Ambasadore e Nderit’ nga Kosova, por këtë herë në Londër.
Familja Ora sot ishin të pranishëm në inaugurimin e objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në Londër, ku ka marrë pjesë edhe presidentja e shtetit, Atifete Jahjaga, shkruan Lajmi, transmeton Telegrafi.
Presidentja me anë të një komunikate në Facebook e konfirmoi titullin për Rita Orëm, ku publikoi edhe disa fotografi nga vizita.
Me këtë rast është bërë edhe ndarja e titullin për Ritën sipas përshkrimit të nënës së vajzave, Vera Ora.
Vera ka postuar në Instagram një fotografi të Ritës duke mbajtur fjalim para të pranishmëve, ku ka shkruar: ‘Urime për zemrën time, bravo vajza’, duke iu drejtuar Ritës dhe Elenës. /Telegrafi/


