Please enter at least 3 characters.

Rita Ora çmendi Kroacinë me performancë të mrekullueshme në mbrëmjen më të madhe kroate

2018/07/croatia-1.png

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka argëtuar kroatët pas një mbrëme të mrekullueshme për ta.

Siç e dimë në Kampionatin Botëror ishte Kroacia që mposhti Rusinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale për atë që ishte gëzimi i madh i kroatëve.

Rita Ora e cila ishte artistja kryesore e Rise Up Festival në qytetin bregedtar të Proces, ka mbajtur një performancë të jashtëzakonshme.

Ajo uroi kroatët për triumfin në botëror dhe e quajti këtë “mbrëmjen e fitoreve”, pasi edhe Anglia shkoi në gjysmëfinale.

Në një moment Rita shkoi deri te publiku i zjarrtë që rrëmbehej pas superyllit shqiptar.

Këngëtarja kështu vazhdoi me performancat e saj të suksesshme, teksa po punon në projekte të reja.

Kujtojmë se albumi i ri, i dyti për këngëtaren pritet që të publikohet shumë shpejt. /Telegrafi/