Rincon kalon me sukses testet mjekësore te Juventusi
216:"GENOA, ITALY - OCTOBER 16: Tomas Rincon of Genoa in action during the Serie A match between Genoa CFC and Empoli FC at Stadio Luigi Ferraris on October 16, 2016 in Genoa, Italy. (Photo by Getty Images/Getty Images)
12:"Getty Images
29/12/2016
Tomas Rincon ka përfunduar testet mjekësore te Juventusi, por nënshkrimi nuk pritet të vendoset sot.
Reprezentuesi venezulian ka vendosur t’i bashkohet në formë huazimi kampionëve për dy milionë euro nga Genoa, me opsion për blerje të përhershme.
"Tomas Eduardo Rincon mori një hap të rëndësishëm duke u bërë lojtar i Juventusit. Venezueliani përfundimisht me sukses ka kaluar testet mjekësor", shkruan në deklaratën e Bianconerrëve.
Megjithatë, TuttoJuve raporton se transferimi kalimi i mesfushorit me tipare mbrojtëse nuk do të shpallet zyrtarisht sot, por në ditët e ardhshme.
"Zonja e Vjetër" nuk mund të depozitojë kontratën e Rinconit në Federatën Italiane të Futbollit deri më 1 janar kur hapet afati kalimtar dimëror. /Telegrafi/


